Banorët e rrugës “Korab Binxhiu” kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e sigurisë së këmbësorëve në zonën ku jetojnë. Për shkak të shpejtësisë së madhe të automjeteve, banorët kërkojnë që të vendosen policët e shtrirë dhe zebrat me qëllimin që të rritet siguria e komunitetit e posaqërisht fëmijëve.
Banorët e rrugës “Korab Binxhiu” të shqetësuar për mungesën e policëve të shtrirë