Mësohet se për sa kohë UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga garat evropiane
Bankierët qendrorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vjet, pasi inflacioni i lartë vijon të dëmtojë financat e miliona familjeve.
Banka e Anglisë rriti koston e huamarrjes me 50 pikë bazë në 1.75%. Kjo është hera e gjashtë që banka qendrore ka rritur normat që nga dhjetori, dhe vjen pas rritjeve të fundit nga Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale, me synim zbutjen e rritjes së çmimeve.
Në qershor, rritja vjetore e çmimeve të konsumit arriti në nivelin më të lartë të katër dekadave në 9.4%, duke zhytur miliona britanikë në një krizë të kostos së jetesës që ka detyruar shumë njerëz të zgjedhin midis ‘ngrohjes ose ngrënies’.
Banka qendrore tha në një deklaratë për shtyp të enjten se presionet inflacioniste ishin “intensifikuar ndjeshëm” në javët e fundit.
“Kjo reflekton në masë të madhe një gati dyfishim të çmimeve të gazit me shumicë që nga maji, për shkak të kufizimit të Rusisë për furnizimet me gaz në Europë dhe rrezikut të frenimeve të mëtejshme,” tha banka.
Banka e Anglisë ka parashikuar gjithashtu që inflacioni të rritet mbi 13% në vjeshtë, kur faturat e energjisë pritet të shtrenjtohen dhe “të mbeten në nivele shumë të larta gjatë pjesës më të madhe të vitit 2023”./CNN/