Ballkani nis sot kampanjën në Ligën e Konferencës, luan në udhëtim te Plzeni

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të nis sot (e enjte) ndeshjet e edicionit 2023/24 në Ligën e Konferencës.

Therandasit luajnë për të dytën herë me radhë në grupet e garës së tretë të klubeve evropiane dhe sot fillojnë aventurën drejt rishkrimit të historisë.

Ekipi i Ilir Dajës do të luajë në udhëtim te çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin C.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 21:00.

Përveç Ballkanit dhe Plzenit, në këtë grupet gjenden edhe Dinamo Zagrebi dhe Astana. /Telegrafi/

Read Previous

Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve

Read Next

25 vite pa Ahmet Krasniqin/ Akuzat: Vrasja e organizuar nga SHISH dhe SHIK, shpresat te Specialja