Sot në këtë datë kaq të rëndësishme për kombin shqiptar, në 109 vjetorin e pavarësisë, ditës së flamurit, Balli Kombëtar Demokrat në Gjakovë, ka nderuar heronjtë e luftës së periudhës së Lidhjes së Prizrenit, me kurora lulesh. Homazhet filluan në lapidarin e lidhjes së Prizrenit për të vazhduar më pas tek busti heroit Sylejman Vokshi dhe duke e përfunduar me patriotin e shquar Ali Iber Neza.
Krahas homazheve, organizatorët e Ballit Kombëtarë shënuan edhe një ngjarje kulturore e cila në fokus të saj kishte rikithimin në mbamendje të shumë ngjarjeve historike të cilat ndër vite e kanë shoqëruar kombin shqiptar. Intelektual të shquar të komunës së Gjakovës shprehen mirënjohjen e tyre personale dhe morale për të gjithë kontribuesit e çështjes kombëtare. Një kumtesë shkencore e përgatitur nga profesor Shefqet Dinaj u prezantua para të pranishmëve.
Edhe profesor Muhamet Rugova na ktheu në kohë duke elaboruar me kujdes secilën ngjarje historike të bërë nga kontribuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Të shumtë ishin emrat e atyre që u nderuan sot me mirënjohje fal kontributit dhe punës së tyre në historinë kombëtare për Shqipërinë Etnike.
Organizatorët theksuan se në pamundësi që të nderojnë të gjitha ata që flijuan më të shtrejtën e tyre për lirin dhe pavarsinë e kombit, e zgjodhën vetëm një periudhë historike.