Balla në Spanjë: Grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e aktiviteteve kriminale

Bashkëpunim për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale, ishin në fokus të diskutimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës në Spanjë, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare.

Balla kërkoi që të ngrihen grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e aktiviteteve kriminale, në bashkëpunim edhe me INTERPOL dhe EUROPOL.

Gjatë takimit, ministri vlerësoi mbështetjen e dhënë nga pala spanjolle për Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, sidomos sa u përket trajnimeve për luftën ndaj veprave penale të pastrimit të parave dhe për rikuperimin e aseteve të krimit. Policia e Shtetit ka qenë një ndër përfitueset e projektit të drejtuar nga ekspertët spanjolle për “luftën kundër krimit të organizuar përmes hetimit financiar. Pala spanjolle ka drejtuar punën edhe për hartimin e një manuali për zbulimin e pastrimit të parave dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

Ministri Balla ka vlerësuar operacionet e përbashkëta të zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Spanjolle, në këtë kuadër edhe operacionin “Anti-skifter”./a2news/

Read Previous

Nën ndikim të alkoolit, burrë e grua rrahën mes vete

Read Next

​Qentë endacakë në Prishtinë, një krizë e pazgjidhur nga Komuna e Prishtinës