Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

Deputetja Duda Balje ka dhënë një deklaratë pak para fillimit të seancës së 43-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku bëri thirrje që partitë shqiptare të gjejnë një marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik.

Balje tha se nuk e sheh veten si vendimtare në votimin për kryeparlamentaren, por shtoi se nëse AAK vendos të votojë, atëherë numrat janë të mjaftueshëm për ta kaluar kandidaturën.

“Unë shpresoj që partitë shqiptare do të bëjnë marrëveshje mes vete dhe vota ime s’ka me qenë diçka që mundet me bë ndryshim. Gjithqysh duhet me dalë prej kësaj krize, besoj se fort se një anë duhet të lëshojë pe, dhe kemi disa ditë për me pa çfarë plane ka. Nëse AAK voton, besoj që nuk ka me pas problem për vota”, tha ajo.

E pyetur nëse vota e saj mund të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, ajo tha se nuk besoj që një gjë e tillë do të ndodh. /GazetaSinjali/

Read Previous

Qalaj: Nuk e votojmë Albulena Haxhiun, ka opsione tjera

Read Next

AKB: Prodhimet vendore në rrezik, produktet serbe po dominojnë tregun e Kosovës