Bale: E di të ardhmen por nuk mund ta them sepse do të bëhet kaos

LEICESTER, ENGLAND – MAY 23: Gareth Bale of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team’s fourth goal during the Premier League match between Leicester City and Tottenham Hotspur at The King Power Stadium on May 23, 2021 in Leicester, England. A limited number of fans will be allowed into Premier League stadiums as Coronavirus restrictions begin to ease in the UK. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Gareth Bale nuk mund të zbulojë planet e tij për sezonin e ardhshëm pasi ato mund të shkaktojnë kaos, sipas yllit uellsian të huazuar në Tottenham.

Bale shënoi 11 gola në Premier League për “Spursat” këtë sezon pasi erdhi në një marrëveshje një sezonale nga Real Madridi, përfshirë dy në fitoren 4-2 ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt.

Ai është vendosur të kthehet në Real Madrid por ka të ngjarë të mos luajë më asnjë ndeshje për gjigantin spanjoll, përcjell KosovaPress.

Kjo do të thotë se e ardhmja e tij tashmë është vendosur dhe Bale e ka konfirmuar këtë lajm.

“Kjo do të duhet të ndodhë pas Euro 2020″,” tha ai.

“Unë e di se çfarë po bëj, por thjesht do të shkaktojë kaos nëse them diçka.”, shtoi ai.

Read Previous

Gjykata lë në arrest shtëpiak doktorin pas vdekjes së foshnjës në Spitalin e Gjilanit

Read Next

Osmani: Nga sot nisë punën Biblioteka Presidenciale dr.Ibrahim Rugova