Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i kuvendit

Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë.

Ai ka marrë të gjitha 73 votat e deputetëve të kuvendit që kanë marrë pjesë në votim.

Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emri tjetër.

Ai do të jetë nënkryetari i pestë i kuvendit, bashkë me Saranda Bogujevcin, Kujtim Shalën, Enver Hoxhajn dhe Bekim Arifin.

/KlanKosova/

Read Previous

Mehaj në Kroaci, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Read Next

Aktakuzë ndaj tri infermiereve për sulmin e të moshuarës në strehimoren “Orenda”