Bad News Eagles të pandalshëm, arrijnë gjysmëfinalen e Elisa Invitational Spring 2022

Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar në çerekfinale të Elisa Invitational Spring 2022 ndaj ekipit suedez, Finest.

bNE ka fituar ndaj Finest me rezultatin e përgjithshëm 2:1.

Në ballafaqimin e parë në “Vertigo”, Bad News Eagles ka pësuar disfatë nga Finest me rezultatin 13:16.

Megijhatë, bNE morën fitore në Mirage me rezultatin 16:11 dhe në Inferno me rezultatin 16:5.

Me këtë fitore ekipi shqiptar ka siguruar gjysmëfinalen e Elisa Invitational Spring 2022.

Fituesi i këtij kompeticioni do të marrë 25 mijë dollarë.

/GazetaBlicSport/

Read Previous

Sveçla në Bruksel: BE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave

Read Next

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme