Azem Zogaj, libërshitësi që çdo të hënë viziton Gjakovën

Përvojat e atyre që shesin libra janë nga më të ndryshmet. Këta njerëz dijnë ta bëjnë këtë zanat më mirë se askush tjetër. I tillë është edhe libërshitësi Azem Zogaj i cili prej vitesh bredh nga qyteti në qytet për të ofruar tituj dhe libra interesant të cilët flasin për historinë, kulturën, biografi të veçanta por gjithsesi edhe romane me zhanre të ndryshme.

Çdo fillim javë në kohë të ftoftë, në shi e në diell, Azemin mund ta gjesh në qendër të qytetit me qëllimin e mirë që të jetë sa më afër me adhuruesit e fjalës së shkruar.

Shijet janë variabile dhe secili lexues mund ta gjej vetën në tavolinën e thjeshtë të Azemit me plot libra interesant.

Madje Azemi kur vjen në Gjakovë shumë shpesh lë edhe takime me shumë qytetarë të interesuar për librat e tij.

Read Previous

Digjet një banesë në Gjakovë

Read Next

“Malli i Mëmëdheut”, shoqëria e parë shqiptare në SHBA themeluar në vitin 1906