Avokati Besnik Berisha ndalohet për 48 orë

Avokati Besnik Berisha gjendet nën masën e ndalimit prej 58 orëve, pasi i njëjti dyshohet për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Berishës, Naim Rudari.

“Po, mund të konfirmoj se është ndaluar për 48 orë, por s’mund të japë informacione të tjera”, ka thënë Rudari.

Berisha dhe tre të tjerët janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ata dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” , “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar katër. /Telegrafi/

Read Previous

Ish-agjenti i Verrattit sulmon Parisin: Al-Khelaifi shantazhon dhe burgos lojtarët

Read Next

Ristuccia pret në takim komandantin britanik, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë