AUV: Kafja me origjinë nga Kosova që eksportohet edhe jashtë, e sigurt për përdorim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se kafja e bluar me origjinë në Kosovë dhe që eksportohet në Kroaci është e sigurt për përdorim, pas dyshimeve se kishte nivel të lartë të substancës kimike të akrilamidës.

AUV ka njoftuar se Sipas standardeve të sigurisë ushqimore, rezultatet e analizave në kafe kanë konfirmuar se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar.

“Në përputhje me Planin Vjetor të Inspektimit dhe parimin e vlerësimit të riskut, AUV ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë kontrolle dhe analiza laboratorike për të gjitha brendet e kafesë që përpunohen për konsum brenda vendit dhe për eksport nga Republika e Kosovës në vendet tjera. Bazuar në këto rezultate, operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë”, thuhet në njoftim. /Koha.net/

Read Previous

Ish-ambasadori Davenport propozon një marrëveshje sigurie mes Britanisë dhe Kosovës

Read Next

Begaj: Masakra e Reçakut nuk harrohet