Begaj: Masakra e Reçakut nuk harrohet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut, duke nderuar martirët e saj.

Në një mesazh përkujtimor, Begaj theksoi se denoncimi i masakrës 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Sipas tij, ky ndërgjegjësim solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot gëzohet bashkërisht.

Presidenti Begaj u shpreh se kjo masakër nuk mund të harrohet dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, duke nderuar martirët e Reçakut dhe shprehur mirënjohje për aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /RTKLive

Read Previous

AUV: Kafja me origjinë nga Kosova që eksportohet edhe jashtë, e sigurt për përdorim

Read Next

Apple përgatit katër modele të iPhone-it këtë vit