Autobusi përplas motorin, lëndohet një 12 vjeçar

Një tjetër autobus i transportit urban është përfshirë në aksident në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Mësohet se rreth orës 08:45, autobusi i drejtuar nga shtetasi P.R. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga H.Gj. në rrugën “Ferit Xhajko”.

Si pasojë është lënduar një i mitur 12 vjeç, që ndodhej pasagjer në motor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

Hyrja misterioze e aeroplanmbajtëses amerikane në Adriatik, mediat evropiane ngrenë alarmin se çfarë pritet?

Read Next

486 të arrestuar në revoltën e radhës në Francë