Austria i njeh patentë-shoferët kosovarë, Mandl jep detaje

Austria ka marrë vendim që t’i njohë patentë shoferët kosovarë.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, deputeti i parlamentit evropian, Lukas Mandl.

Mandl tha se vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave të Austrisë.

“Po, sot në Këshillin e Ministrave u mor vendimi që të njihen patentë shoferët kosovarë në Austri. Kjo ishte në proces tash e disa muaj dhe tash më në fund u mor një vendim i tillë”, ka thënë Mandl për Klankosova.tv.

Read Previous

Vrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Read Next

Myslimanët në mbarë botën kremtojnë Kurban Bajramin