Austria i bën thirrje Gjermanisë të respektojë ligjin e BE-së gjatë kontrolleve kufitare

Image credit: Getty Images

Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjin kufitar të BE-së, ndërsa policia gjermane ka rritur kontrollet.

Fqinjët e Gjermanisë kanë shprehur shqetësim për planet e kancelarit, Friedrich Merz për të rritur kontrollet në kufijtë e vendit dhe për të larguar kërkuesit e azileve, një politikë që kritikët thonë se bie ndesh me ligjin e BE-së.

Ndërsa Vjena ka shprehur mbështetjen e saj për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit, ajo ka paralajmëruar administratën e re – e cila mori detyrën dje në Berlin – për rrezikun e shkeljes së ligjeve të BE-së.

“Austria në përgjithësi mirëpret përpjekjet e Gjermanisë në luftën kundër mafias së kontrabandës dhe emigracionit të paligjshëm”, tha sot Ministria e Brendshme Austriake.

“Ne supozojmë se autoritetet gjermane do t’i përmbahen rendit ligjor evropian në të gjitha masat që do të ndërmerren”, sipas deklaratës. /ATSH-DPA/

Read Previous

Mbretëria e Bashkuar do të japë lehtësime për importet ushqimore dhe bujqësore nga SHBA-ja

Read Next

Mick Schumacher në bisedime për t’u rikthyer në Formula 1 vitin e ardhshëm