Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët dhe bizneset që të ardhurat të cilat i përfitojnë nga kriptovalutat, janë të tatueshme dhe detyrimet tatimore për këto të hyra, sipas këtij institucione, varen nga statusi i personi që i përfiton ato, shkruan Gazeta Sinjali.
Duke u thirrur në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të Ardhurat e Realizuara, ATK bën të ditur se personat të cilët kanë mbi 960 euro të ardhura nga kriptovalutat, do të tatohen.
Ndërsa, korporatat do të paguajnë 10 për qind tatim për të hyrat e tyre nga kriptovaluta.
Në fund, ATK nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mban evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.
/GazetaSinjali/