Astrit Selmani gol dhe asist në fitoren e Hapoel Beer Shevas

Sulmuesi Astrit Selmani, ka shkëlqyer në fitoren që skuadra e tij Hapoel Beer Sheva e ka arritur ndaj Hapoel Tel Avivit, me rezultat 3-2, në kampionatin izraelit.

Selmani ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, derisa ka asistuar tek goli i tretë, në ndeshjen e javës së katërt.

Ai luajti titullar në këtë ndeshje, pasi në dy të kaluarat kishte qëndruar në bankën rezervë.

Për Selmanin ky është goli i dytë në fanellën e skuadrës izraelite.

Golin e parë e kishte realizuar muajin e kaluar kundër Luganos, në ndeshjen e Ligës së Konferencës.

/Telegrafi/

Read Previous

Më 15 shtator mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor

Read Next

Rritja e çmimeve bëhet me agresive, për mishin, peshkun, bulmetin dhe zarzavatet