Skuadra nga Premier League, Aston Villa nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica. Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Aston Villa po planifikon një tentim të ri për të siguruar shërbimet e Rashicës në fund të këtij sezonit.
Te ekipi anglez po e shohin Rashicën si përforcim ideal për repartin ofensiv pasi mund të luajë si në krah ashtu edhe në qendër të sulmit. Madje, thuhet se ekipi anglez është i bindur se mund ta bind Werder Bremenin e tij me një ofertë prej dhjetë milionë eurosh.
Rashica ka kontratë me Werderin deri vitin tjetër kurse më herët ka paralajmëruar largimin e tij nga ekipi gjerman.
24-vjeçari është pjesë e Werderit prej janarit të vitit 2018 kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 21 ndeshje në të gjitha garat./koha.net/