Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, mund të bëhet futbollisti i parë shqiptar që mund të fitojë një finale të Ligës së Kampionëve.
Në vitin 2023, ai ishte pjesë e skuadrës italiane të Interit që arriti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester City duke u bërë kështu lojtari i parë shqiptar që arrinte në këtë fazë të turneut .
Megjithëse Asllani nuk luajti asnjë minutë në atë finale, ai mori medaljen e argjendtë si pjesë e ekipit.
Nëse Interi do të kishte fituar atë ndeshje, Asllani do të ishte bërë lojtari i parë shqiptar që fitonte një Champions League.
Pas asaj finaleje, Asllani ka vazhduar të luajë me Interin, duke kontribuar në fitimin e titujve të Serie A dhe Kupës së Italisë.
PSG dhe Inter do diskutojnë trofeun e Champions League në finalen që do zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut duke nisur nga ora 21:00. /ATSH/