Ashworth reagon ndaj akuzave për ‘përzënien’ e Jadon Sancho nga Manchester United

Drejtori i Manchester United, Dan Ashworth ka reaguar ndaj akuzave për ‘përzënien’ e Jadon Sancho nga Manchester United, me sulmuesin anglez tani në huazim te Chelsea.

Jadon Sancho, i cili nuk ishte në planet e Erik ten Hag gjatë sezonit të kaluar, iu lejua të kalonte gjysmën e dytë të sezonit 2023-24 përsëri te Borussia Dortmund. Ai mori pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve me BVB dhe dukej se kishte marrë një mundësi të re kur u kthye në “Old Trafford”.

Sancho luajti për United gjatë turneut të para-sezonit në Amerikë dhe humbi një penallti pasi hyri nga banka e rezervave në Community Shield, por nuk luajti asnjë minutë në Premier League përpara se të siguronte një kalim në “Stamford Bridge” në ditën e fundit të transferimeve – me atë marrëveshje që përfshinte një detyrim për ta blerë.

Drejtori i United, Ashworth, tha kur u pyet për pretendimet se Sancho ishte detyruar të largohej nga Manchesteri: “Mendoj se me çdo lojtar, qoftë Jadon, Scott (McTominay) apo Aaron (Wan-Bissaka), nëse ka një preferencë që ata të dëshirojnë të lëvizin dhe të shkojnë në një klub të ri dhe është e drejtë për ta dhe për ne, atëherë duhet ta shqyrtojmë. Ne ndjemë se kishim mjaftueshëm thellësi në atë pozita për të mbuluar atë. Kemi katër lojtarë të mirë në krahë; Jadon ishte një e pesta, dhe kjo na mundësoi të merrnim atë vendim që nëse ishte mirë për të dhe për ne, ishte diçka që ishim të gatshëm ta shqyrtonim.”

Ashworth shtoi kur iu tha se Sancho nuk kishte të ardhme nën Ten Hag: “Nuk ka lidhje me atë. Ishte një vendim që morëm — nëse është e drejtë për Jadon dhe është e drejtë për ne të vazhdojmë përpara. Ai donte të eksploronte mundësinë te Chelsea, ashtu si Scott donte të eksploronte mundësinë te Napoli, si Aaron donte të eksploronte mundësinë te West Ham. Ne nuk jemi në një pozita ku po ‘përzëjmë’ lojtarë nga klubi.” /Goal.com/

Read Previous

Ndërsa Irani kërcënon Izraelin, rreziku i programit të raketave të Teheranit mbetet në pikëpyetje

Read Next

Raphinha pranon se mendoi të largohej nga Barcelona