Statuja e Arsene Wenger që ngriti trofeun e Premier League u zbulua jashtë “Emirates” ditën e premte.
Arsenali kishte njoftuar muaj më parë se do të nderonte trajnerin më të suksesshëm në historinë e tyre, dhe koha erdhi!
Wenger ishte trajneri i “Topçinjve” nga tetori 1996 deri në maj 2018, duke i udhëhequr ata në tre tituj të Premier League, shtatë FA Cup dhe vite të njëpasnjëshme në Champions League. Në vitin 1998 ai u bë trajneri i parë jo anglez që fitoi titullin e Premier League.
Statujën e krijoi skulptori Jim Guy. Statuja prej bronzi është 3.5 metra e gjatë dhe peshon rreth gjysmë ton./h.ll/abcnews.al
Arsène ❤️ pic.twitter.com/jExR16njb4— Arsenal (@Arsenal) July 28, 2023
👔 22 years
🎶 49 undefeated
🏆 7 FA Cups
🥇 3 Premier Leagues
❤️ 1 Arsène Wenger pic.twitter.com/VaQf7rx5fV— Arsenal (@Arsenal) July 28, 2023