Sektori i tregut është sektori që frekuentohet në përditshmëri nga qytetarët e vendit tonë, dhe prandaj ky sektor inspektohet rregullisht nga inspektorët e tregut.
Në një prononcim për TV Syri, zyrtari i inspektoriati Artan Hoxha, rreth rritjes së çmimeve të produkteve bazike tha se përveç rritjes së çmimit të vajit nuk kemi vërejtur rritje të tjera çmimesh.
Ndër të tjera tha që afati i skadencës së produkteve po monitorohet vazhdimisht, dhe që produktet e skaduara asgjësohen nga inspektoriati. Nga muaji janar e deri në muajin qershor të këtij viti janë asgjësuar rreth 9000Kg të produkteve me afat të skaduar.
Përveç monitorimit të vazhdueshëm të produkteve dhe afatit të skadencës, mënyra e ruajtes së produkteve po monitorohet nga afër, inspektorët po vëzhgojnë edhe pjesën e transporit të produkteve, dhe nësë vërehet ndojnë shkelje, atëherë këto shkelje dërgohen në procese të kundërvajtjes.
Si sfidë u paraqit edhe vendosja e gabuar e çmimeve nëpër produktet e caktuara, çmime të cilat nuk përkojnë me shumën që paguhet për këto produkte.
Inspektorët gjithashtu shtuan që qytetarët ankesat e tyre për cdo parregullsi ti adresohesojnë në zyret dhe web-faqen e komunës.