Po bëhen gati për një mision të përbashkët. E terreni nuk ishte aspak i lehtë për të filluar aksionin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike,Përkundër terrenit shkëmbor e malor Policia Rajonale Kufitare e rajonit Perëndim në Gjakovë të përcjellur nga afër edhe nga ekipi I televizionit Syri arritën në cakun të cilin për ditë me rradhë e kanë vëzhguar. Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjatë patrollimit të njësitit policor kufitar në zonën e Koshares në afërsi të kufirit me Shqipërinë janë gjetur dy parcela me bimë narkotike, konkretisht të llojit Marihuanë me gjatësi prej 80 centimetra deri në 1 metër. Në vendin e ngajrejs ishin të gjitha njësitë relevante në krye me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndim Kolonel Nexhmi Krasniqi i cili tha sikurse në rastet e tjera të angazhuar në këtë plan ishin edhe policia kufitare e shtetit të shiqipërisë të cilët ishin prezent edhe në ditën e sotme.
Krasniqi theksoj se ky operacion ka rezultuar me sukses falë burimeve të inteligjencës si dhe paisjeve të sofistikuara që ka policia kufitare.Poashtu është arrestuar edhe autori I tentativës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Policia Kufitare mbulon 297 km vijë kufitare dhe në këtë zonë të përgjegjësisë janë marrë një sërë masash shtesë në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër.
Me urdhër të prokurorit, bimët janë shkulur dhe asgjësuar në vendin e ngjarjes.Vlen të theksohet se në të njëjtën zonë në vitin 2019 policia kufitare ka asgjësuar 6 parcela të mbjellura me bimë narkotike gjegjësisht 7 mijë fije. Poashtu edhe në vitin 2020 në po këtë plantacion janë asgjësuar 12 parcela apo 3 mijë bimë narkotike.