Në vijim të megaoperacionit policor “Territor i pastër”, janë asgjësuar 1388 bimë cannabisi në Shkodër.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan 1388 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. /Albanianpost.com