“Asgjë e re në Kuvend”, dështon edhe përpjekja e 23-të për konstituim

Edhe pas 23 përpjekjeve nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës.

Sot sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim sërish Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryerparlamentar, por nuk pati kuorum.

Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.

Është hera e 15-të që ky komision nuk merr votat e shumicën.

Seanca e radhës më 31 maj në orën 10:30. 

Read Previous

Rusia i propozon Ukrainës bisedime të reja në Stamboll

Read Next

Pas 13 vitesh, Oklahoma City Thunder rikthehet në finalet e mëdha të NBA