Asambleja e fëmijëve të komunës së Gjakovës, shënon ditën e të drejtave të fëmijëve

Në vitin 1954 nga Kombet e Bashkuara u themelua dita universale e të drejtave të fëmijëve e cila çdo vit shwnohet me 20 Nëntor. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies të tyre. Asambleja e fëmijëve të komunës së Gjakovës për nder të kësaj dite ka organizuar ekspozitw me piktura të ndryshme, orë letrare dhe një film të metrazhit të shkurtër.

Programi filloi me prezantimin e filmit tw metrazhit të shkurt me titull ‘’ Edhe unë jam si ti’’ i  realizuar nga fwmijwt e shkollës “Fehmi Agani”, film ky qw kishte për qëllim, vetwdijësimin kundër bullizmit.Ndërkaq përmes krijimeve artistike ata u munduan të sjellin në fokus të drejtat e tyre dhe parandalimin e dhunës dhe keqtrajtimeve.

Fëmijët falenderuan organizaten Save the Children dhe organizaten Syri i Vizionit që i ndihmuan ata të organizojn këtë event që për ta është i një vlere të veçantë për të shprehur talentin dhe për të trajtuar tema mjaft të rëndësishme përmes artit

Read Previous

Lama: Bie dukshëm interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër covid-19

Read Next

Mijëra austriakë protestojnë kundër masave të izolimit