Asambleisti i AAK-së në Gjakovë, Muharrem Musa, i bashkohet PDK-së

Kryetari i grupit të AAK-së në asamblenë e Komunës së Gjakovës, Muharrem Musa, i është bashkuar PDK-së, këtë e ka bërë të ditur Hajdar Beqa përmes një postimi në profilin e tij në Facebook :

”Asambleisti i AAK-së në Gjakovë i bashkohet PDK-së”

Muharrem Musa, asambleist i deritanishëm i AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, si dhe Kryetari i degës së AAK-së në Bec, sot edhe zyrtarisht i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.Musa tash e tutje aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike të Kosovës ku do të jetë pjesë e listës për asamblenë komunale të Gjakovës.”

Read Previous

Bie numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale në Kosovë, Mitrovica mbetet komuna më e varfër

Read Next

Moti sot në Kosovë