Asambleistët nga LVV-Alternativa në konferencë për media pas mosvotimit të buxhetit komunal

Pas përfundimit të mbledhjes së fundit të asamblesë këshiltarët komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alernativës kanë mbajtur konferencë për media, në po të njëtën sallë ku u mbajt mbledhja. Kjo pas mosvotimit të buxhetit të komunës së Gjakovës për vitin 2022. Mimoza Shala nga Vetëvendosje tha se në mbledhjen e sotme kryetari në detyrë Ardian Gjini ka tentuar që përmes buxhetit të bëjë ndarjen e qeverisjes lokale me nivelin qendror.

Ajo shtoi se në qeverisjen  e fundit të këtij 4 vjeçari nuk është bërë punë e mirë.

Ndërsa Ali Tafarshiku nga Alternativa tha se projektet kapitale të cilat komuna i ka planifikuar në vitin 2022 nuk përputhen me buxhetin e ndarë nga qeveria e Kosovës.

Tutje Asambleistët e Vetëvendosjes dhe Alternativës thanë se Gjakova nuk e ka luksin të privohet nga projektet e Qeverisë.

Read Previous

​KQZ: Përgatitjet për zgjedhje janë duke shkuar sipas planit operacional

Read Next

Nuk kalon buxheti i komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe dy vitet tjera pasuese