Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një lajm i rëndë ka tronditur botën e medias dhe opinionin publik në Shqipëri. Gazetari, publicisti dhe moderatori i njohur Artur Zheji është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak në qytetin e Sarandës.
I lindur më 29 gusht 1961 në Tiranë, Artur Zheji vinte nga një familje intelektuale
I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.
Ai u diplomua për regji në Institutin e Lartë të Arteve, duke e nisur karrierën si dramaturg në Teatrin Kombëtar me pjesë që mbetën të paharrueshme për publikun.
Pas viteve ’90, Zheji u bë pjesë e mediave ndërkombëtare, duke punuar për Radio Radicale në Itali, ku mbuloi çështjet e Ballkanit dhe luftën e Kosovës, duke sjellë zërin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.
Pas rikthimit në Shqipëri, mbajti detyra të rëndësishme si drejtor i RTSH-së, drejtor i ATSH-së dhe kryeredaktor i gazetës Mapo. Që nga viti 2017, Artur Zheji ishte i pranishëm çdo javë në ekran me emisionin politik “360 Gradë”, fillimisht në Ora News dhe më pas në ABC News. Emisioni u bë një nga platformat kryesore të debatit politik dhe shoqëror në vend, duke e shndërruar Zhejin në një prej figurave më të respektuara të gazetarisë kritike e analitike.