Artizanatet që para disa kohe ishin vlerë e artë e qytetit të Gjakovës tani janë gati afër shuarjes totale. Ata që po mirren me bizneset artizanale thjesht e bëjnë nga dashuria për punën dhe pasionin për këtë veprimtari, jo se kanë përfitime materiale. Ruzhdi Qarri që është punues i drurit e krahasoi kohën e sotme me të kaluarën duke treguar se kohë më parë këtu ishin rreth 30 biznese të tilla e që tash janë një ose dy të tillë.
Ne vizituam edhe orëndreqësin, Imer Neziri ai tha që këto artizanale duhet të përkrahen nga institucionet sikur edhe në vende të ndryshme të botes, pra kjo vlerë të trashëgohet edhe tek brezat e tjerë dhe të mos shuhet.
Pronarët e këtyre bizneseve ose artëdashësit për ti ruajtur ato thonë që po e bëjnë të pamundurën, dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të promovojnë sa më shumë këtë punë në mënyrë që të ngrisin vetëdijen tek brezat e rinjë për vlerat e këtyre artizanateve.