Arti shumëdimensional, pjesë e pandashme e Teftës

Shumë  ngjyra, brenda këtij ambienti  ku të kriohet   ndjenja se po jeton në një periudhë klasike mbretërore, ose  brenda veprave të periudhës shekspiriane. Gjithçka këtu sillet rreth artit e punës detajiste të përkushtuar. Duke punuar rruazat e saj e gjetëm  Teftën. Punë që kërkon vëmendje e përkushtim e që ka nisur krejt rastësisht.

Familja janë një pikë e fortë mbështetëse, që Tefta , të arrijë më të mirën në këtë punë që tashmë e ka kthyer në një biznes të vogël.

Arti dhe Tefta janë të pandashëm. Kudo që ka ngjyra aty është edhe Tefta me botën e saj artistike. Një dashuri të madhe e ka për pikturën. I mjaftojnë ngjyrat, brusha e inspirimin e gjen kudo ku ka qetësi.

Ajo çka bie në sy tek punimet e saj, janë disa piktura që paraqesin femrat me forma trupore të ndryshme e nudo,  e që për të si artiste kanë një domethënie të vecantë.

Shumë shpejt do të kemi mundësinë të shohim një ekspozitë e po ashtu një paradë me veshje të punuara nga vet ajo.

Pikturën e parë e mban akoma të varur në mur, është e lidhur shpirtërisht me të.

Shtëpinë e ka plot, por jo vetëm nga familjarët. Tefta ka një lidhje të vecantë me macet  e saj. Ato janë krijesa të lira, elegante e që dinë mirë cfarë duan,cka dhe shpjegon lidhjen e vecantë që ajo ka me to. Ne u larguam, por një gjë është e sigurtë, që do kthehemi sërish, pasi arti I Teftës gjithmonë  ka dicka të re dhe unike që na impresionon.

Read Previous

PDK rikandidon tre kryetarë të tjerë në zgjedhjet lokale

Read Next

Raporti i SHBA-së rreth UFO-ve guxon të shkojë atje ku askush s’ka shkuar më parë