Arteta zbulon fajtorin për humbjen e Arsenalit

|Photo: Reuters|

Arsenali ka pësuar humbjen e parë në Ligën Premier këtë edicion, pasi nuk ia ka dalë të marrë pikë nga udhëtimi te Bournemouth.

Topçinjët u mposhtën me rezultat të pastër 2-0, falë edhe një kartoni të kuq të marrë nga William Saliba në pjesën e parë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin, pasi tha se humbja erdhi shkaku i kartonit të kuq edhe pse skuadra e tij u paraqit mirë edhe me 10 futbollistë.

“Ne provuam më të mirën, Gabriel Martinelli pati rastin më të mirë të ndeshjes. Ndeshja ishte plot gabime dhe ne bëmë dy gabime të mëdha”.

“Ne po luajmë për herë të tretë me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të William Salibas, gjë që e bën gjithçka më të vështirë”, deklaroi Arteta. /Telegrafi/

Read Previous

Ukraina dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje

Read Next

Raportohet se ushtria ukrainase lëshoi dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve