Arsenali ka fituar me rezultatin 3-0 kundër Sheeld United në Premierligë
mbrëmë.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka luajtur në një pozitë në të cilën nuk e
kemi parë në të kaluarën. Xhaka u paraqit si mbrojtës i majtë në këtë duel, pasi
“Topçinjtë” po kanë probleme në atë repart, pas dëmtimit të Kieran Tierney.
Tradicionalisht ai luan si mesfushor, por Xhaka luajti relativisht mirë në
pozicionin e tij të ri.
“Është hera e parë që Granit Xhaka luan si mbrojtës i majtë, është një mundësi
për të. Ai ka cilësitë që më pëlqen kur luan atje”, tha Arteta për BT Sports pas
ndeshjes.
“Unë jam vërtet i kënaqur me performancën, rezultatin dhe mënyrën se si
kemi luajtur”, përfundoi ai.