Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Mason Mount

AL KHOR, QATAR – DECEMBER 04: Mason Mount of England celebrates after the FIFA World Cup Qatar 2022 Round of 16 match between England and Senegal at Al Bayt Stadium on December 04, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Richard Sellers/Getty Images)

E ardhmja e Mason Mount vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet.

Mesfushori anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024, por ai ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Klubi ka insistuar për vazhdimin e kontratës, por që ende nuk kanë gjetur palët gjuhë të përbashkët.

Gjithsesi skuadrat e mëdha angleze si Liverpool, Manchester City apo Newcastle United janë duke monitoruar situatën e anglezit.

The Sun ka raportuar se së fundmi garës i është bashkuar edhe lideri aktual i Ligës Premier, Arsenali.

Topçinjtë duan të përforcohen për sezonin e ri dhe trajneri Mikel Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë reprezentuesin anglez.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Në rast se nuk e blindojnë me kontratë të re, atëherë Chelsea do ta nxjerr në shitje Mountin dhe kërkon rreth 60 milionë euro nga largimi i tij.

/Telegrafi/

Read Previous

Me një fund dramatik – Napoli ia rrëmben tri pikë Juventusit në Allianz Stadium

Read Next

Sektori privat i shqetësuar – Azemi: Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën