Arsenal del me komunikatë zyrtare në lidhje me Superligën Evropiane

Të enjten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021.

Dihet Barcelona dhe Real Madridi janë pro krijimit të kësaj gare, ndërsa Juventusi ishte së bashku me to deri në mesin e këtij viti, kur vendosi të tërhiqet.

Edhe pas vendimit të  Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, rivalë të shumtë me emra të njohur në botën e futbollit nuk po e përkrahin këtë ide.

E tani kundër kësaj ideje është edhe gjiganti anglez, Arsenal, që dikur ishte në mesin e themeluesve.

“Pozicioni jonë në lidhje me Super Ligën Evropiane nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të luajmë në garat e UEFA-s dhe do të vazhdojmë të punojmë me klube të tjera evropiane dhe me Asociacionin e Klubeve Evropiane (ECA)”, thuhet në komunikatën e Arsenalit.

Janë mbi 20 klube që deri më tani kanë refuzuar të bashkohen me projektin e Superligës Evropiane.

/Telegrafi/

Read Previous

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

Read Next

Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt