Arrin në tetë numri i të vdekurve nga përmbytjet në veri të Italisë

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në veri të Italisë.

Ministri i Mbrojtjes Civile në Itali, Nello Musumeci, ka bërë të ditur se disa zona kishin marrë gjysmën e reshjeve të tyre mesatare vjetore në vetëm 36 orë, shkruan Reuters.

Kjo ka shkaktuar që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke dërguar ujëra nëpër qytete dhe duke zhytur mijëra hektarë tokë bujqësore.

Tetë trupa ishin nxjerrë nga vende të ndryshme, u tha gazetarëve nënpresidentja e Emilia-Romagna, Irene Priolo, duke shtuar se shirat po pakësoheshin, por nivelet e lumenjve ishin ende në rritje.

/KlanKosova/

Read Previous

Ish-zyrtarët e NPB-së dyshohet se keqpërdorën 120 milionë euro

Read Next

Modric: Të gjithë jemi gati për Man Cityn, duam finalen e radhës