‘Arrihet’ marrëveshja për përballjen mes Fury dhe Usyk

Ndeshja e shumëpërfolur mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk është në prag të finalizimit. Marrëveshja mund të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme.

Negociatat mbi një përballje pranverore rifilluan në fillim të këtij muaji pasi “The Gypsy King” ruajti titullin e tij në WBC në peshën e rëndë me një fitore në raundin e dhjetë ndaj Derek Chisora.

Promotori amerikan i Fury, Bob Arum, ka zbuluar se një marrëveshje për përballjen është afër përfundimit me sukses.

Shefi i “Top Rank Boxing” tha për “Fight Hub TV” se “Tani po ofrojnë oferta nga e gjithë bota dhe shpresojmë se deri në javën e ardhshme do të jemi në gjendje të kemi një njoftim”.

Menaxheri i Usyk, Egis Klimas zbuloi javën e kaluar se përballja, e cila pritet të zhvillohet në Lindjen e Mesme, ishte afër realizimit.

Ai tha se “ne pothuajse kemi mbaruar. Nuk ka shumë për të folur, dy peshat e rënda, përballja e padiskutueshme e kampionatit të peshave të rënda, kjo është ajo që u duhet njerëzve”.

“Me shumë gjasa, ne po synojmë për Arabinë Saudite”, vijoi ai.

Kuptohet se Usyk – Fury është në shënjestër për fundin e shkurtit ose fillimin e marsit pasi ky i fundit po i nënshtrohet një operacioni në bërryl. /Albanianpost.com

Read Previous

Karateistja Rinesa Osmani fiton medaljen e artë në grupmoshën juniore në Venecia të Italisë

Read Next

Moti ne Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë