Arrestohet një shtetas turk në Kosovë

Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore. 

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka gjetur tek ai botoks në vlerë rreth 150 mijë euro. 

Po ashtu, i kanë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh. I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Koha.net

Read Previous

Sot dy ndeshje zhvillohen në Superligën e Kosovës

Read Next

Pas paralajmërimeve për protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, çfarë vendimi do të merr ZRRE?