Arrestohet një person, u martua me një vajzë të mitur

Policia ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti është martuar me një vajzë të mitur.

Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima është dërguar tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./rtklive

Read Previous

Imazhe dramatike nga jugu i SHBA-së

Read Next

​Optimizëm për largim të masave në vjeshtë