Arrestohet një person për vjedhje, i konfiskohen para

Një person është arrestuar në Pejë me dyshimin se kishte vjedhur para e telefona disa turistëve nga Arabia Saudite të cilët ishin ndalur tek vendi i quajtur “te sharra”.

“Me datë 28.07.2021, për derisa Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin duke patrulluar në rrugën “ Ker Sadria” Pejë- Rugovë. Viktimat turist shtetas Arab/Arabia Saudite, kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur “ te sharra” dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimave”, thueht në komunikatën e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Një llaptop, tre telefona mobil e gjëra personale iu vjedhjen atyre.

Ndërsa policia pasi e arrestoi të dyshuarin në veturën e tij ka konfiskuar 700 franga zvicerane, 200 euro, 3 telefona mobil, një palë sytë e paketime cigare dhe një parfum

“NJRSH së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij, Policia iu është vënë pas, dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë, gjatë kontrollimit të veturës nga Policia, janë gjetur dhe konfiskuar: Shtatëmijë ( 7000) franga zvicerane, dyqind (200) euro, treqind e njëzet e gjashtë (326) dollar Amerikan, tre (3) telefona mobil, një (1) llap top, një (1) palë syze, tri (3) paketime cigare, një (1) parfum”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve./KosovaPress/

Read Previous

Raporti i datës 29 korrik 2021 i spitalit “Isa Grezda”

Read Next

Kaluan ilegalisht kufirin me Kosovën, arrestohen dy maqedonas dhe një serb