Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi gruaja e tij e raportoi se ai nuk po kujdeset për të dhe fëmijët.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se palët janë intervistuar, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, është duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk është duke u kujdesur dhe nuk furnizon viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore. Palët janë intervistuar”, thuhet në raport.
Tutj, policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.