Arrestohet një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po qëndron vigjilente në kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë armë pa autorizim. Sot me datë 20.10.2021, në polici kanë pranuar informatën se personi me inicialet V.SH i lindur në vitin 1991 nga fshati Rogovë, komuna e Gjakovës ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake.

Personi është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit me urdhër të prokurorit kujdestar I dyshuari lirohet, dhe rasti vazhdon në procedura të rregullta.

Read Previous

Osmani komenton raportin e KE-së për Kosovën, kundërshton pjesën për Vettingun

Read Next

Britania ka më shumë raste me COVID-19 sesa së bashku Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja