Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, në valixhen e tij u gjetën gjashtë elektroshokë

Një person është arrestuar të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se në valixhen e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë elektroshokë dhe mbushësit e tyre.

“ANP Adem Jashari 02.11.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) elektroshok dhe mbushësit e tyre”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Telegrafi/

Read Previous

Abuzimi fizik me nënën e dëshmorit në Pejë – nga arrestimet, deklaratat e familjarëve dhe reagimet

Read Next

Çmimet e derivateve për sot, kaq kushton nafta dhe benzina