Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara. Si rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do t’i shkaktonin humbje buxhetit. Njësitë e Doganës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara: Cigare 278,960 copë Poqa te thjeshta elektrike 1600 copë Bombone 45 Kg Çamçakëz 81 Kg Brisqe të rrojës 244 Komplete (1 komplete x 4 pce) Vlera mallit: 5,432.71 € Taksat Total: 18,342.56 € Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.