Arrestohet një person, dyshohet se shiti armë pa autorizim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “shitje e paautorizuar e armëve”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në Deçan.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Biden bën thirrje për “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas

Read Next

Blinken pritet të bëjë një vizitë në Izrael dhe Jordani brenda pak ditësh