Arrestohet një person, dyshohet se plagosi me armë të enjten dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar një person tjetër të dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi të enjten në Prishtinë. 

Në rrugën “Mon Balaj” të enjten u plagosën dy persona. Policia kishte ndaluar për 48 orë të plagosurit, duke i cilësuar si të dyshuar. 

Ndërsa të shtunën ka arrestuar një person tjetër dhe atij i është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se ka kryer sulmin. 

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 21.11.2024 – 15:57. Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull /k dhe nga i njëjti është konfiskuar një  armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Koha.net

Read Previous

Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Madhe

Read Next

Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve