Është arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet se ka pasur mardhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare.
Kemi mësuar përmes burimeve se e mitura është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim gjinekologjik.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas burimeve të gazetës, rasti ka ndodhur me datë: 26 maj, rreth orës 19:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. /Gazeta Sinjali/