Arrestohet një person, dyshohet për vjedhje të rënda në objekte fetare

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se të premten ka arrestuar një person i cili ishte përfshirë në disa vjedhje të rënda nëpër objekte fetare.

Policia Rajonale e e Gjilanit kanë bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar A.K, kishte vjedhur në disa xhami në Gjilan, përfshirë xhaminë në lagjen “Arbëria”, në fshatin Zhegër, Miresh e Kllokot.

23 vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve në shtëpi private.

Derisa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Shtatë raste të dhunës në familje

Read Next

Opozita në Gjakovë paralajmëron padi për projektin e varrezave të dëshmorëve