Arrestohet një mjek në Gjilan, dyshohet për vdekjen e një foshnje

Mbrëmë në Spitalin e Gjilanit ka vdekur një foshnje e porsalindur dhe për këtë rast është arrestuar një doktor.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Spitali i Gjilanit dhe Policia e Kosovës.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini tha për Sinjalin se rasti ka ndodhur në orën 19:00, por rrethanat ende nuk dihen.

“Mund ta konfirmojë që rasti ka ndodhur në orën 19:0, rrethanat nuk i dimë. Është njoftuar Policia, hetimet kanë filluar. Po presim raportin e Policisë për më shumë detaje. Nuk kemi detaje pa përfunduar raporti nga Policia. Rastin nuk e di kush e ka njoftuar në Polici, ndoshta dikush prej ekipit të mjekëve”, tha Emini.

Ndërsa Ismet Hashani nga Policia për rajonin e Gjilanit tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion derisa doktori është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Hashani tutje tha se ende nuk ka informacione të tjera lidhur me këtë rast. /GazetaSinjali

Read Previous

Real Madrid apo Atletico Madrid, sot vendoset gjithçka për titullin në La Liga

Read Next

S’ka ende pajtueshmëri për datën e dialogut Kosovë-Serbi